VOA: SHBA, mungesë paisjesh mjekësore mes përpjekjeve për të luftuar koronavirusin
Guvernatorët e shteteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thonë se qeveria federale mbetet shumë larg në sigurimin e pajisjeve të nevojshme për të mbrojtur qytetarët. Por nga ana tjetër, Uashingtoni thotë se zinxhiri i furnizimeve vazhdon. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Arash Arabasadi sjell më shumë hollësi.
Ekspertët e shëndetësisë pajtohen se duhet të paktën një vit për prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit.
Vendet e ndryshme duhet të përgatiten për rritjen e numrit të pacientëve dhe për tendosje të sistemeveshëndetësore. Në Shtetet e Bashkuara, ndërkohë, vazhdojnë akuzat e ndërsjella ku shtetet ankohense qeveria federale nuk po bën sa duhet, ndërsa qeveriathotë se po bëngjithçka.
Pete Gaynor drejton Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave që njihet shkurtimisht si FEMA.
“Po përdorim rezervat kombëtare, dërgesa nga shitësit dhe donatorët. Kjo po ndodh. Guvernatorët kanë kërkesa të mëdha. Kërkesat në mbarë botën janë të mëdha.” Në pjesën dërmuese të qyteteve,rrugët janë të boshatisura, ndërsa shtohet numri i shteteve që u kërkojnë banorëve të qendrojnë brenda.
Guvernatorët thonë se ndihma e qeverisë federale nuk është e shpejtë sa duhet. Demokrati Phil Murphy është guvernator i shtetit të Nju Xhersit.
Kemi nevoja urgjente për pajisje mbrojtëse për punonjësit e shëndetësisë. I kemi kërkuar Shtëpisë së Bardhë që të përdorë rezervat strategjike kombëtare. Na kanë dhënë një pjesë të atyre që kemi kërkuar. Por na duhen më shumë pajisje për personelin dhe për të trajtuar të sëmurët.”
Demokratja Gretchen Whitmer është guvernatore e Miçiganit.
“Do vdesin njerëz sepse jemi të papërgatitur. Por duhet të zgjidhen problemet, dhe nevojitet që qeveria federale të na ndihmojë përato që kemi nevojë në vijën e frontit, për punonjësit e shëndetit në veçanti, por edhe ventilatorë për njerëzit që do të vuajnë.”
Gjatë një konference shtypi mbrëmjen e së djelës, Presidenti Trump e theksoi përsëri termin “virusi kinez”, ndësa thase furnizimet janë në rrugë e sipës dhe se disa kanë mbërritur.
“Kemi sasi të mëdha pajisjesh dhe furnizimesh mjekësore që po dërgohen drejt këtyre shteteve, përfshi respiratorë, maska kirurgjikale, uniforma, maska mrojtëse, doreza. Një sasi e madhe është dërguar tashmë në shtetet Uashington dhe Nju Jork.”
Ndërkohë vazhdon rritja e numrit të të infektuarve ndërsa në shkallë botërore deri tani kanë humbur jetën mbi 15 mijë njerëz. Guvernatori i zonës së goditur më rëndë në Itali thotë se sistemi i kujdesit shëndetësor është në prag të kolapsit ndërsa një në dhjetë raste është punonjës i kujdesit shëndetësor.
Fraksion.com