Mali i Zi: Shënohet viktima e parë nga koronavirusi
Një burrë 65 vjeçar është viktima e parë e koronavirusit në Mal të Zi.
Autoritetet thanë se viktima, nga qyteti Herceg Novi, ishte shtruar në spitalin infektiv të Qendrës Klinike të Malit të Zi.
Sipas mjekëve 65 vjeçari kishte sëmundje shoqëruese dhe se gjatë këtij muaji kishte qëndruar në Serbi ku, sipas tyre, edhe u infektua.
Gjatë 24 orëve të fundit, Mali i Zi konfirmoi është 6 raste të reja të infektimit me koronavirus duke e çuar në 22 numrin e përgjithshëm të të prekurve.
Autoritetet malazeze thanë që “nuk do të ketë kompromis në Mal të Zi për ata që nuk zbatojnë rregullat e miratuara nga Trupi Bashkërendues Kombëtar për Sëmundjet Infektive”.
Rastet e para më virusin COVID-19 u regjistruan të martën dhe që atëherë numri i të infektuarve u rrit për dhjetë herë që paraqet një rritje shumë të lartë për vendin e vogël me rreth 650 mijë banorë.
Në Mal të Zi janë gati 6 mijë persona nën mbikëqyrjen mjekësore dhe sanitare.
Fraksion.com