AktualitetPolitikëTë fundit

Koronavirusi; Rama tregon se çfarë e shqetëson më shumë në këto orë

Në një intervistë ekskluzive me “Skype” për News24”, kryeministri Edi Rama tha se kjo është java vendimtare dhe më e vështira e përhapjes së koronavirusit në Shqipëri.

Për këtë arsye, kreu i qeverisë iu drejtua sërish shqiptare, duke iu kërkuar të zbatojnë masat, në mënyrë që të mos kemi shifra stratosferike të të infektuarve dhe të viktimave.

Pjesë nga intervista:

Pamë një gjuhë të ashpër në komentet, pse?
Ka një seleksionim, që lidhet me ata që ankohen përgjithësisht dhe aty tek-tuk dalin dhe këto komente krejtësisht fatkeqe, të pajustifikueshme dhe të turpshme në një situatë si kjo, që ushqehen nga ajo vrima e ndyrë dixhitale dhe përhapen sikur të ishte një kohë normale, duke ndotur atmosferën.

Çfarë iu shqetëson më shumë në këto orë të fundit?
Nuk ka asnjë befasi, surprizë, sekret, që situate do të shkojë duke u rënduar, pasi e dimë shumë mirë, bazuar nga vendet e tjera. E kemi prezantuar disa herë atë kurbën e famshme, që është dicka që na bashkon me të gjitha eksperiencat e realitetet e tjera, që tregon se ka ende njerëz që s’e kanë kuptuar. Virusi do të përhapet, do të prekë shumicën prej nesh, por masat shtrënguese ngadalësojnë përhapjen e tij dhe i japin mundësi sistemit shëndetësorë të kurojnë ata që preken më rëndë.

Ne e dimë që 80% as do ta ndjejnë fare, por 20% i 20% të mbetur do të luftojnë me vdekjen. Që këta të marrin shërbimin e duhur, duhet që ne të tjerët të rrimë sa më shumë mbyllur në shtëpi dhe të zbatojmë rregullat e thjeshta, sepse nuk kemi asnjë armë tjetër. Java që kemi hyrë është e parashikuar, nuk kemi hedhur fall, bazuar mbi modelin statistikor të përbotshëm. Është javë vendimtare për të mos lejuar që shifrat të shkojnë në stratosferë.

 

Fraksion.com