AktualitetPolitikëTë fundit

Koronavirusi; Ambasadorja Kim vlerëson masat e marra: Absolutisht të nevojshme

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim deklaroi sot se masat e marra nga qeveria në luftën kundër koronavirusit janë të forta, por absolutisht të nevojshme.

“Përshëndetje Doja t’ju thoja se sot unë bisedova me Presidentin Meta dhe Kryeministrin Rama për të shprehur vlerësimin për udhëheqësinë e tyre të unifikuar në luftën kundër koronavirusit në Shqipëri. U shpreha gjithashtu mbështetjen e fortë për masat që ata kanë marrë në këtë betejë. Ato janë të forta, por absolutisht të nevojshme”, tha ambasadorja Kim nëpërmjet një videomesazhi drejtuar qytetarëve shqiptarë.

“Ashtu si kanë thënë Presidenti Trump dhe kryeministri Rama kjo është një luftë, dhe për të fituar një luftë duhet disiplinë dhe bashkim”, nënvizoi Kim.

“Prindërit dhe gjyshërit tanë u thirrën për të dhënë jetën në vijën e zjarrit. Ne na kërkohet të qëndrojmë në shtëpi për të jetuar. Prandaj le ta bëjmë këtë. Të qëndrojmë të bashkuar, të qëndrojmë të disiplinuar dhe ta fitojmë këtë luftë. Faleminderit shumë dhe rrini në shtëpi”, theksoi ambasadorja Kim.

 

Fraksion.com