Itali; Edhe sot rënie e numrit të të infektuarve dhe e viktimave
Mbrojtja civile në Itali nxjerr shifrat: dita e dytë e rënies së numrit të të infektuarve me 3,780 raste të reja, ndërkohë që të dielën ishin 3,957 raste.
Më pak edhe të vdekur.
Të hënën ishin 602 viktima në Itali, 49 më pak se të dielën që ishin 651 në ditë. Dhe të shëruarit janë 408 vetë të hënën, me totalin 7,432 të rekuperuar nga Covid-19.
Lajm i mirë është se për herë të parë në Lombardi po rritet numri i shëruarve nga virusi. Lombardia është rajoni më i goditur në Itali e për rrjedhojë më i godituri në të gjithë Europën.
Italia vazhdon të shtrëngojë masat e lëvizjes për qytetarët dhe ka mbyllur një numër të madh kompanish për të ulur shkallën e përhapjes së virusit.
Fraksion.com