Rëndë nga koronavirusi menaxheri në Korçë; Tek lokali i tij u zhvillua festa e 8 marsit
Detaje të reja janë zbuluar nga 33- vjeçari me koronavirus në Korçë i cili punonte dhe menaxher lokali.
Mësohet se ai ishte shtruar dhe izoluar prej 4 ditësh në senatoriumin e Korçës teksa më pas pasi rezultoi pozitiv me COVID- 19 u dërgua në shërbimin infektiv të QSUT në Tiranë.
Lokali nën menaxhimin e tij u mbyll dhe u dezinfektua 3 ditë më parë ndërkohë Bashkia po dezinfekton edhe lagjen ku jeton pacienti.
Vetëm dy javë më parë sipas burimeve jozyrtare mësohet që në lokalin nën menaxhimin e tij të jetë organizuar një festë për ditën e grave, 8 marsin.
3 personat e prekur nga koronavirusi në Korçë janë transportuar me ambulanca të ndryshme në Tiranë.
Bëhet fjalë edhe për dy të moshuar, njëri prej tyre 79 vjeç ndërsa për personin tjetër e cila është një grua nuk bëhet e ditur mosha.
Mësohet se gjendja e 33-vjeçarit ka qenë tepër e rënduar.
Fraksion.com