Maqedoni e Veriut, shënohet viktima e parë nga koronavirusi
Një grua 57 vjeçare nga Kumanova është viktima e parë e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut. Djali 33 vjeç i viktimës është shtruar në klinikën e sëmundje infektive në Shkup me simptoma të koronavirusit. Numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 114.
Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska njoftoi se ushtria do të përfshihet në mënyrë direkte “në mbështetjen e të gjitha institucioneve shtetërore”. Autoritetet kanë marre masa për kufizimin e lëvizjes së banorëve, duke përcaktuar orare për daljen e tyre nga shtëpitë.
Gjithashu është urdhëruar mbyllja e restoranteve në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme që u shpall para dy ditësh, por jo të gjithë qytetarët u janë bindur masave kufizuese të vendosura.
Qeveria në Shkup u ka sugjeruar hoteleve me më shumë se 50 shtretër të shndërrohen në karantina. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe theksoi se kurba jo aq e ashpër në krahasim me shtete të tjera pritej dhe se me masat më të ashpra që po ndërmerren numri i të prekurve do të vazhdojë të ulet. Ministri paralajmëroi masa shtesë për kategorinë e personave mbi 65 vjeç.
Fraksion.com