Katër anëtarë të një familjeje dyshohet se janë prekur nga Covid- 19, pritet pergjigjia e testeve
Edhe qyteti bregdetar i Vlorës dyshohet se është prekur nga koronavirusi,. Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se janë 4 raste të dyshuara koronavirus në Vlorë por që priten ende analizat.
Bëhet fjalë për 4 pjestarë të një familje përkatësisht të moshave 77, 69, 50 dhe 24 vjeç dhe dyshohet se i ka infektuar i nipi i cili më 8 mars kishte ardhur nga Italia.
Deri tani ky qark nuk ishte i prekur teksa tashmë nëse këto raste konfirmohen i shtohet hartës së të prekurve në Shqipëri bashkë me Tiranën, Durrësin, Elbasanin, Fierin, Lushnjen, Korçën, Kavajën dhe Rrogozhinën.
Fraksion.com