AktualitetRajoniTë fundit

651 viktima në 24 orët e fundit në Itali

Në 24 orët e fundit, në Itali, kanë humbur jetën nga koronavirusi 651 persona. Numri i viktimave ka shkuar në 5476.

Ditën e djeshme, numri i viktimave ishte 793.

Ndërkohë, 46 638 është numri i të prekurve në vendin fqinj, me një rritje prej 3957 nga dita e djeshme.

Numri total i të prekurve nga Covid-19 në Itali, përfshirë viktimat dhe të shëruarit, është 59 138.

Të dhënat e reja i bëri me dije komisari i Emergjencave, Angelo Borrelli.

Mbi 7000 është numri i të shëruarve nga koronavirusi në Itali.

 

Fraksion.com