AktualitetRajoniTë fundit

“Ushtria në rrugë”: Shqiptarja nga Milano: Po flitet për mbyllje më të rreptë, gjëja më e frikshme është…

Ndërsa siutuata sa vjen e bëhet më tragjike, avokatja Lydra Arkaxhiu në një lidhje live me News 24 tregon se cfarë po ndodh në Milano, qytetin ku ajo jeton dhe një nga vendet më të prekura nga koronavirusi.

Arkaxhiu shprehet se në rrugë ka dalë ushtria, kurse nënvizon se po flitet për një mbyllje akoma më të rreptë.

Numri ka qenë i lartë i të vdekurve.  Ka dalë ushtria në rrugë. Besoj se ushtria është masa e fundit që qeveria po merr. Ka edhe persona që nuk janë të bindur, sepse kur nuk të prek nga afër nuk e ndjen. Jeta nuk është më normale. Po flitet për një mbyllje më të rreptë. Po flitet që të bllokohen krejtësisht disa aktivitete. Duke qenë numër kaq i lartë i vdekjeve, po flitet për fasho orari ndryshe për supermarketet. Fiillimisht u tha se pas 25 marsit do do të hapen dyqanet, ndërsa më pas u fol për 3 prillin. Cdo ditë kjo datë shtyhet. Dikush flet për qershorin. Nuk e di se kur do qetësohet situata. Piku ndoshta nuk ka arritur akoma”, tha Arkaxhiu.

Avokatja theksoi se gjëja më e frikshme në këtë situatë është vetmia, ndërsa vlerëson se situata po bëhet gjithnjë e më dramatike.

“Gjëja më e frikshme e situatës është vetmia. Ka nga ata persona këtu në Milano që iu kanë vdekur të afërmit dhe nuk dinë ctë bëjnë në këto kohë. Vdekjet nga koronavirusi janë bërë vërtetë të shumta”, deklaroi Arkaxhiu.

 

Fraksion.com