AktualitetBota+Të fundit

Spanjë; Shifra alarmante, numri i vdekjeve nga COVID-19 kalon mbi 1 mijë

Në Spanjë, statistikat e reja kanë zbuluar se numri i të vdekurve në Spanjë ka arritur në total në 1.002, dhe vendi po mundohet të përmbajë një epidemi që është shndërruar në një nga më të këqijat në Europë, shkruan gazeta The Guardian.

Më shumë se një e treta e rasteve të dokumentuara janë në Madrid. Specialistët e ushtrisë filluan të hyjnë në azilet e pleëve për të ndihmuar në dezinfektimin e strukturave pasi virusi shkaktoi mbi 50 viktima në institucionet e kujdesit pët të moshuarit në të gjithë rajonin.

Ndërsa autoritetet shëndetësore kanë paralajmëruar se kulmi i krizës është ende disa ditë larg, mjekët dhe infermierët janë në beteje serioze edhe për vehten e tyre, pasi ka një mungesë serioze të pajisjeve mbrojtëse si maska dhe dorashka.

“Situata aktuale në spitalet e Madridit është kritike. Sistemi shëndetësor është në gjendje alarmi”, theksoi Angela Hernandez, e Shoqatës së Mjekëve dhe Profesionistëve në Madrid.
Në fillim të kësaj jave, shoqata e saj filloi të ofrojë terapi falas për punonjësit e kujdesit shëndetësor në rajon me telefon ose email me shpresën për t’i ndihmuar ata të përballen më mirë krizën.

“Ka pacientë me pneumoni që kanë mbetur ulur në karrige në departamentin e urgjencës për 48 orë, të detyruar të flenë në këto karrige ndërsa prisnin rezultatet e testeve të tyre Covid-19”, theksoi Aranzazu Loa, vajza e një pacientjeje të dyshuar me COVID-19.

 

Fraksion.com