AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: 50 përqind më shume internet falas, falas aksesi edukativ

Kryeministri Edi Rama në një vide mesazh për qytetarët foli gjatë për shërbimin e internetit si një çështje që shqetësonte qytetarët.

Rama gjithashtu u bëri apel të rinjve shqiptarë që të mos dalin nga shtëpia pa arsye duke dhënë shembuj se si në SHBA të prekurit ishim mes moshës 20-45 vjeç, e madhe edhe në gjendje të rëndë.

“ Në zyrë kam shkuar se ma ka dashur puna, po kjo është një kohë që duhet të dalësh vetëm për gjëra të domosdoshme. Të gjithë po bëjmë një përpjekje historike por që mund të na e hedhin në plehra ata që po përpiqen të na prishin punë.

40 përqind e të shtruarve në Amerikën janë nga 20-45 vjec dhe jo pak prej tyre janë në gjendje tyë rëndë. tani është e vërtetë që vrusi merr ata në moshë të vjetër, por kjo vërtetoi që dhe të rinjtë apo edhe fëmijët nuk janë të paprekshme.

Mos lëvizni nga shtëpia për asnjë arsye në botë dhe të transportojnë bomba vrastare mund ta cojnë në shtëpi, por mos e dhëntë zoti mund të humbasin dhe jetën”, tha ai.

“Tani do ju jap një lajm për internetin meqë më keni thënë këto ditë. E keni parë se si kolapsuan sistemet dixhitale në vende më të zhvilluar a se ne, tani falë bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të sipërmarrjeve dhe ministrisisë brendshme, policisë, bashkive është siguruar kudo ku ka qënë e mundur aksesi në pikat kryesore të shitjes, më shumë se 350 teknikë janë në terren për të mirëmbajtur rrjetin.

Në kushte kur shumica e qytetarëve po ushtrojnë një pjesë të rëndësishme online, kemi inkurajuar operatorët, të ofrojnë për pajtimtarët mundësi cilësore dhe maksimale të internetit.

Së pari 50% më shumë internet falas për një periudhë 5 javore, Akses falas në internet në cdo platformë edukative përfshirë edhe RTSH, kanalin që mbulon shkollën, pa kufizim. Për abonentë me kontratë të fiksit për akses në platforma edukative për fëmijë të çdo moshë 60% më lirë se oferta normale. Zgjatja e ofertave për internet fiks dhe televizor.

Çdo paketë që do blihet do ketë ofertat e sipërpërmendura këto janë maksimumi sot për sot.

Kursejeni internetin dhe për ato komente pa lidhje që bëhen në këtë faqe, kam respekt për ato që adresojnë problematika reale”. të lidhur me bes a besë”, tha Rama.

 

Fraksion.com