AktualitetTë fundit

“Kjo luftë do fitohet”; Kalo: Thirrjet po funksionojnë, mesazhi i distancimit social ka filluar të dëgjohet

Mjeku pranë shërbimit infektivit në QSUT, Tritan Kalo përmes një mesazhi tha se, sot shpreson më shumë sesa dje që kjo luftë me sëmundjen do të fitohet, sepse distancimi social ka filluar të dëgjohet e respektohet më shumë.

Për këtë, ai ka renditur disa rrugë, si ajo e Kavajës apo “Muhamet Gjollesha” ku ndër të tjera këto rrugë më parë ishin të mbushuara me njerëz, edhe pse thirrjet ishin që qytetarët të qëndronin në shtëpi. Sipas Kalos, tanimë këto rrugë janë të boshatisura.

“SHPRESOJ SOT MË SHUMË se sa DJE, që MESAZHI i “Distancimit social” ka filluar pak nga pak të DËGJOHET… Rruga “Muhamet Gjollesha” dhe ajo e “Kavajës” dje rreth orës 15:30, gëlonin nga “tufa-tufa zerdeli” të rinjsh e të rejash dhe jo vetëm ata, por edhe të moshuar, ndërsa SOT ato në të njëjtën orë ishin bosh… Bashkatdhetarë, ju duam, ju ndihmojmë, ju dëgjojmë dhe do t’ju gjindemi gjithmonë pranë kur JU të keni nevojë për NE, por edhe Ju duhet të kuptoni lodhjen e mundimin tonë e mbi të gjitha, rrezikun infektimit me të cilin përballet vetë stafi mjekësor duke u përkujdesur për ju… RESPEKTONI me bindje këshillat tona… KUJDESUNI edhe më shumë për veten tuaj… Me MIRËKUPTIM dhe me MIRËBESIM ndaj njëri-tjetrit, ne patjetër do t’ja dalim mbanë!!!… We will win that war with an invisible enemy!!!… God bless Albania and Albanians!!!”

 

Fraksion.com