Guvernatori i Kalifornisë urdhëron banorët të qëndrojnë në shtëpi
Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom urdhëroi të enjten 40 milionë banorët e shtetit perëndimor të qëndrojnë në shtëpi, si pjesë e luftës kundër sëmundjes.
Zoti Newsom e lëshoi urdhrin pasi 19 veta kanë vdekur dhe 958 kanë rezultuar pozitivë ndaj virusit në Kaliforni.
Vendimi për urdhëruar qëndrimin brenda, pasoi një tjetër urdhër për Los Anxhelesin, sipas të cilit mbylleshin të gjitha qendrat tregëtare, dyqanet jo të domosdoshme dhe sheshet e lojrave.
Guvernatori Newsom i kërkoi Kongresit të enjten 1 miliardë dollarë në fonde federale për të mbuluar kostot e pritshme, shkaktuar nga sëmundja.
Të mërkurën, zoti Newsom i kishte shkruar presidentit Donald Trump duke i kërkuar që një anije spitalore e marinës të dislokohet në një port të Los Anxhelesit për të pacientët nga shteti i tij, numri i të cilëve pritet të rritet.
Në Shtetet e Bashkuara, numri i rasteve me koronavirus ka arrityr në 14,250 dhe 205 vetë kanë vdekur prej tij.
Fraksion.com