AktualitetTë fundit

6 raste të reja me koronavirus; Shkon në 70 numri i të prekurve në Shqipëri

Ndërsa jemi në javën e dytë të përballjes me koronavirusin, rastet sa vijnë e shtohen. Janë konfirmuar zyrtarisht edhe 6 të prekur të tjerë nga ky virus në Shqipëri, duke e cuar totalin e të prekurve në 70 persona nga 732 persona të testuar gjithësej.

Lajmi u bë i ditur në përditësimin e përditshëm të të dhënave nga zv. minstrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli. Ajo bëri me dije se në 24 orët e fundit janë testuar 35 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19, 5 raste nga Tirana (2 raste kontakti dhe tre raste të reja) dhe një 82 vjeçare nga Fieri.

Në spitalin Infektiv ndodhen 35 pacientë të shtruar. 3 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

SHPERNDARJA E RASTEVE SIPAS QYTETEVE

• Tiranë 50 qytetarë

• Durrës 5 qytetarë

• Lushnje 2 qytetarë

• Elbasan 2 qytetarë

• Fier 7 qytetarë

• Rrogozhinë 2 qytetarë

• Kavajë 2 qytetar

“Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara, si element i rëndësishëm për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit COVID-19. Nga ana tjetër, për të siguruar suksesin e ndërprerjes së zinxhirit të transmetimit të infeksionit, qytetarët kanë një rol thelbësor.
Edhe një herë një lutje për qytetarët: Mos shkoni menjëherë në spital!
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.
Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencavem duhet të telefonohet numri unik I urgjencës kombëtare 127!

Edhe një herë përsërisim apelin për qytetarët për të respektuar masat e distancimit social, të qëndrojnë në shtëpi, të ndihmojnë veten e tyre dhe të afërmit e tyre që të mos preken nga COVID-19 dhe të ndihmojnë stafet mjekësor për të përballuar këtë situatë”, sqaroi Rakacolli.

Kujtojmë që deri më tani në vendin tonë, nga përhapja e pandemisë së koroanvirusit kanë humbur jetën dy persona, një grua 73-vjecare nga Durrësi dhe një 66-vjecar nga Lushnja, i shtruar pranë Infektivit. Të dy personat kishin pasur histori udhëtimi në Itali. Ndërsa dje, në vend u regjistruan 5 raste të reja. Të infektuar rezultuan 3 shtetas italianë dhe dy qytetare nga Kavaja, përkatësisht 80 dhe 42 vjec.

 

Fraksion.com