AktualitetKosovaRajoniTë fundit

Stoltenberg: Taksa nuk ndihmon, dialogu Kosovë-Serbi të rifillojë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg  në një koferencë virtuale, tha sot se Aleanca Veri-Atlantike mbështet fuqimisht vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi.

Gjatë video-konferencës kushtuar Raportit Vjetor të Aktivitetit të Aleancës 2019, Stoltenberg theksoi se NATO-ja mbetet e përkushtuar për misionin e KFOR-it në Kosovë, derisa shtoi tarifat 100 përqind të vendosura nga Kosova për mallrat nga Serbia nuk ndihmojnë.

“Unë kam thënë vazhdimisht se tarifat 100 përqind të vendosura nga Kosova për mallrat nga Serbia nuk ndihmojnë. Ne mbështesim të gjitha përpjekjet për të rifilluar dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, sepse kjo është mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme të konfliktit në rajon”tha Stoltenberg.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s gjithashtu bëri thirrje për uljen e tensioneve në Kosovë.

“Ne bëjmë thirrje për përmbajtje dhe paqe kur bëhet fjalë për tensionet që shohim në Kosovë”, thotë Stoltenberg, derisa shton se  NATO mbetet e përkushtuar ndaj misionit të KFOR-it në Kosovë.

 

Fraksion.com