AktualitetTë fundit

Silva Bino: Nëse keni shenjën më të vogël, vetizolohuni edhe nga anëtarët e familjes

Drejtuesja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, iu drejtua sot qytetarëve me një mesazh duke u kërkuar të jenë të përgjegjshëm, të qëndrojnë në shtëpi nëse kanë shenjën më të vogël respiratore të vetizolohen.

“Kur them të vetëizolohen, të vetëizolohen dhe nga anëtarët e tjerë të familjes. Të përpiqen që edhe Brenda shtëpisë apo edhe kur dalin për nevojat e tyre dhe të familjes të ruajnë distancën të paktën një metër  nga personat e tjerë”, – tha Bino.

Sipas Binos, ruajtja e distancës, vetizolimi apo vetkarantina, janë mjet shumë i rëndësishëm, i cili shpesh bie mbi përgjegjësinë e individit , pavarësisht masave të tjera të distancimit social që janë marrë në këtë moment.

Nga ana tjetër, vijoi Bino, ajo që është e rëndësishme është që paniku nuk të çon në asnjë vend, qëndrueshmëria, inteligjenca për përballlimin e kësaj  situate është elementi më i rëndësishëm  me të cilin ne duhet të lufotjmë.

Bino theksoi se “punonjësit e shëndetit publik, punonjësit e shërbimit të kujdesit shëndetësor , punonjësit e spitalit infketiv  të cilët po trajtojnë të sëmurët me COVID-19 janë në vijën e parë të frontit,  për të ruajtur shëndetin e qytetarëve, por kjo nuk mjafton, ata duhet të ndihmohen  nga vetë qytetarët”.

 

Fraksion.com