Rezulton pozitiv mjeku, pjesë e stafit të “Shefqet Ndroqit”
Ka dalë pozitiv pas testit të bërë për koronavirus një mjek i spitalit të Lushnjes.
Analizat e tij u bën pasi mjeku ishte pjesë e mjekëve të spitalit Shefqet Ndroqi i cili bënte turnin e mjekut roje ku ishte i shtruar dhe pacienti nga Lushnja i cili ndërroj jetë ditën e djeshme.
Menjëherë pas daljes së analizave mjeku është vetkarantinuar në ambjentet e shtëpisë.
Nga informacionet e mara mësohet se mjeku nuk ka shenja apo shqetësime që karakterizohet koronavirusi. Veç kësaj mostra analize janë marrë dhe personave që mjeku ka patur kontakte në spitalin e Lushnjës.
Fraksion.com