AktualitetKosovaTë fundit

“Pas injorimit, VV tash e merr seriozisht rrëzimin e Qeverisë: Po zbatohet plani i Thaçit”

Zyrtarët e VV’së tashmë kanë filluar ta marrin seriozisht planin e LDK’së për mocion votëbesimi për rrëzimin e Qeverisë. Zëvëndëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Haki Abazi, ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për iniciativën e rrëzimit të qeverisë Kurti.

Abazi thotë se tashmë LDK ka vendosur të dëgjojë planin e Hashim Thaçi, dhe s’po i merr parasysh këshillat e miqve gjermanë si Viola von Carmon Taubadel e cila tha se rrezimi i qeverisë do të jetë katastrofë për Kosovën.

Zv.kryeministri gjithashtu ka thënë se LDK tashmë spo i dëgjon as këshillat e mikut amerikan, Daniel Serwer.

Partia Institucionaliste e Mustafës me ata që kontrabanduan veten në pragun zgjedhor duan të rrëzojnë qeverinë. Ata e rrëzuan një ditë qeverinë Mustafa, e tani Mustafa kërkon që ata ta rrëzojnë LDK nga qeveria. A mund të shkojë Limaj në Amerikë?!

LDK nuk i dëgjon më as miqtë gjermanë, si eurodeputetja Von Cramon, as miqtë amerikanë, si profesori Daniel Serëer, të cilët po thonë se rrëzimi i qeverisë ka pasoja katastrofale për Kosovën dhe rajonin. LDK ka vendosur të dëgjojë vetëm planin e Thaçit.

LDK e akademikëve bashkë me AAK, që kanë për qëllim mbajtjen e tarifës po duan mocion për të hequr tarifën- hipokrizi. Pabesia kërkon mocion besimi për veten. Ku mbeti demarkacioni i AAK?! 80 zëvendësministra kishim!

Mustafa dhe PDK-Thaçi janë në bashkëpunim për të ruajtur dhe vazhduar pengmarrjen e shtetit të Kosovës. Ata po u frikësohen zhvillimit dhe drejtësisë dhe po ashtu hapjes së librave të së kaluarës. E harroi Mustafa SHIK-un, dhe premtimet elektorale?

Ky kor i burrave të pasur, mbi varfërinë e popullit, rrenojat e shtetit të kapur, është bërë bashkë me qëllim që të vazhdohet vijimësia e krimit dhe korrupsionit. Harruan COVID-19./Express

 

Fraksion.com