AktualitetPolitikëTë fundit

“Opozita t’i lerë hajvanllëqet komuniste”; Kopliku: Rama, politikani më i djathtë

Ish-Ministri i Brendshëm në 1992 në qeverinë Meksi, Bashkim Kopliku akuzon opozitën se në këtë kohë emergjente nga koronavirusi duhet të bashkëpunojë me qeverinë kundër armikut të përbashkët. Për Koplikun, Shqipërisë i mungon opozita, e djathta reale, ndërsa shton se politikani aktiv më i djathtë, është kryetari i PS, i partisë së majtë, Edi Rama.

“Politikani më i djathtë, kryetari i i së majtës, i PS, Edi Rama?! Opozita është në gjendjen më të keqe që ka pasur ndonjë opozitë që nga 1991. Megjithëse vendi është praktikisht në gjendje lufte, cronavirusi & pas tërmeti, opozita po e bazon veprimtarinë e saj vetëm në një përpjekje mjerane për të gjetur gabime tek qeverisja aktuale. Opozita nuk po është në gjendje të ketë asnjë kontribut që synon përmirësimin e situatës së rëndë që po kalojmë. Në radhë të parë, në luftë, duhet që opozita të bashkëpunojë me qeverinë kundër armikut të përbashkët coronavirusit— apo, opozita aktuale nuk e ka armik, por aleat!!!

Gjatë bashkëpunimit, natyrisht duhet edhe të propozojë zgjidhje konkrete, duke kërkuar të ndryshojë gjëja aktuale– Por sa sapo thashë do aftësi, do edhe patriotizëm, që fatkeqësisht, opozita ekzistuese i ka zëvendësuar me një babëzi për pushtet, që sa vjen e po e largon nga pushteti, sepse përkrahësit e saj po e shohin se ç’po bëhet… Nuk i gënjen dot më shqiptarët me hajvanllëqet populiste e komuniste, si t’ u merret pasuria të pasurve (oligarkëve), e t’i shpërndahet popullit; apo që elektriku të mos paguhet nga populli; apo që të pezullohen e të gjitha investimet, edhe të tërmetit, e t’u shpërndahen pare popullit…etj. etj. që as komunistët nuk mund t’i thoshin më sot.

Politikisht Shqipërisë i mungon opozita, i mungon e Djathta reale demokratik, jemi në gjendjen ku politikani aktiv më i djathtë, është kryetari i PS, i partisë së majtë, Edi Rama!!!

Politikisht, Shqipëria duhet të krijojë një të djathtë, një opozitë të vërtetë që e ka shkatërruar, kurse praktikisht duhet të fokusohet në luftën kundër coronavirusit e rindërtimin e shtëpive që dëmtoi tërmeti. Shqipëria ka nevojë urgjente për një opozitë realisht të djathtë” shkruan ai.

 

Fraksion.com