“Nuk do të lemë asnjë derë pa trokitur”; Rama: Operacioni humanitar në të gjithë vendin
Vijon edhe sot në të gjithë vendin operacioni humanitar për shpërndarjen e pakove me ushqime dhe medikamente për të gjithë të moshuarit dhe familjet në nevojë.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se operacioni humanitar do të vazhdojë me përkushtim dhe durim çdo ditë deri në mbarimin e luftës.
“Nuk do të lemë asnjë derë pa trokitur, por numri i dyerve është shumëfish më i lartë se sa numri i njerëzve që po kryejnë operacionin. prandaj ju lutem të bëjnë durim të gjithë atyre më në nevojë, sepse do të vijmë tek të gjithë ju”, deklaroi Rama.
Në Lezhë, Krujë, Thumanë, Vlorë, Tiranë, Tropojë, Korçë, Pukë, Këlcyrë, Gramsh, Kolonjë, Gramsh, punonjësit e bashkive dhe njësive administrative, ndërsa shpërndanin pakot me ushqime dhe medikamente përcillnin edhe mesazhin e Kryeministrit për të qëndruar në shtëpi.
Tek çdo i moshuar apo familje në nevojë, ata lanë edhe numra kontakti që të mund tu shërbenin atyre në çdo moment që do të kishin nevojë.
Në operacionin humanitar janë përfshirë edhe Forcat e Armatosura. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila ishte në Thumanë u kërkoi banorëve të zbatojnë masat e vendosura nga qeveria për të parandaluar përhapjen e COVID-19, ndërsa i siguroi ata se asnjë nuk do të mbetet larg vëmendjes së qeverisë.
“Evitoni kontaktet me njerëzit, mos dilni. Ne do tu përgjigjemi për nevojat tuaja”, tha Xhaçka.
🔴 INFORMACION NGA OPERACIONI HUMANITAR QE DO TË VAZHDOJË ME PËRKUSHTIM DHE DURIM ÇDO DITË, DERI NË MBARIMIN E LUFTËS
🔴NUK DO TË LEMË ASNJË DERË PA TROKITUR, POR NUMRI I DYERVE ËSHTË SHUMËFISH MË I LARTË SE SA NUMRI I NJERËZVE QË PO KRYEJNË OPERACIONIN!
🔴 PRANDAJ JU LUTEM TË BËJNË DURIM TË GJITHË ATYRE MË NË NEVOJË, SEPSE DO TË VIJMË TEK TË GJITHË JU🙏
Fraksion.com