AktualitetRajoniTë fundit

“Në Bergamo nuk ka më arkivole…”

Eliza Bedini Bodo

“Në Bergamo nuk ka më arkivole.

Në Bergamo nuk ka më oksigjen.

Në Bergamo, jashtë varrezave, ka një radhë vagonësh funeralesh.

Në Bergamo bëhet një varrosje çdo gjysmë ore. Humbasin dikë të dashur,dhe nuk mund të ti japin lamtumirën për herë të fundit.
Në varreza kërkojne mbështetje me njëri-tjetrin
e kërkojmë vetëm në sy.
Ne nga njerëzit e tjerë kohët e fundit shohim vetëm sytë sepse hunda dhe goja janë të mbuluara nga një maskë.
Në Bergamo nuk shihni më buzëqeshje.
Ne kemi jetuar në ekuilibër për 3 javë: nga njëra anë corona virus e cila dëshiron të na na rrëzoj, nga ana tjetër normaliteti që duam të fillojnë përsëri. Ditët janë pa mbarim, netët pa gjumë. Të gjithë mendojnë për diçka: të rinjtë mendojnë për gjyshërit, gjyshërit mendojnë për nipërit dhe mbesat, sipërmarrësit mendojnë se si të paguajnë pagat, ne të gjithë ëndërrojmë për normalitet. Nuk e di kur do të kthehet ky normalitet, por me siguri do të ishte mirë të na gjesh ne jete dhe më në fund të na shihte të buzëqeshur. 💪🏻 #bergamononmolla ❤”

 

Ndërkohë kujtojmë numri i viktimave nga koronavirusi në Itali vazhdon të rritet, duke bërë që zona të prekura të vendit si Bergamo të përballen dhe me një problem tjetër: mungesën e hapësirës së mjaftueshme për të varrosur trupat.

Për këtë qëllim, është angazhuar edhe ushtria, sic tregojnë pamjet filmike të shpërndara në rrjetet sociale. Makinat e ushtrisë transportojnë kufomat në vendet ku ato mund të digjen; 31 do të dërgohen në Modena e mbi 60, në qytet të tjera që janë më pak të prekura.
Fraksion.com