AktualitetKosovaTë fundit

Limaj mbështet Mustafën për rrëzimin e Kurtit

Ka përfunduar takimi në mes të Isa Mustafës dhe Fatmir Limajt.

Para pak çastesh ka përfunduar takimi në mes të kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Pas këtij takimi, Limaj ka bërë të ditur se partia e tij e mbështet mocionin e mosbesimit për Qeverinë Kurti dhe ka siguruar se në Kuvend deputetët e partisë së tij do të votojnë pro rrëzimit të Qeverisë Kurti, raporton lajmi.net.

“Është procedura e nënshkrimeve, ju e dini që në Kosovës ka shpesh këso mocione, gati krejt qeveritë janë rrezuar me mocion. Çështja e mocionit është se ka procedura që duhet respektuar. Ne duhet të respektojmë procedurat ligjore është mocioni pastaj Kushtetuta e ka të qartë çfarë kërkon”, u shpreh Limaj pas takimit.

Ai ka bërë të ditur se jo domosdoshmërish vendi duhet të shkojë në zgjedhje, kështu duke lënë të nënkuptohet për krijimin e qeverisë teknik.

“Së pari ne duhet të respektojmë procedurat ligjore. Duhet të kemi një qeverisje, nuk është e domosdoshme të shkojmë në zgjedhje. Nisma mbështet mocionin dhe jemi të gatshëm t’i ofrojmë votat. Ky është hapi i parë, pas mocionit do të njoftoheni me kohë se si do të veprojmë”, u shpreh Limaj.

 

Fraksion.com