Lajm i orëve të vona: Shtohet një rast i ri me koronavirus në Shqipëri
Një rast i ri me koronavirus është shtuar në vendin tonë.
Burime bëjnë me dije se një tjetër person ka rezultuar pozitiv në testin e virusit vdekjeprurës.
E infektuara me koronavirus është një 65 vjecare nga qyteti i Patosit.
Kështu, shkon në 65 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri.
E moshuara është nisur me urgjencë drejt Spitalit Infektiv.
Ajo ishte në vetë-karantinim prej disa ditësh. 65 vjecarja u testua sot dhe doli pozitive.
Fraksion.com