AktualitetPolitikëTë fundit

Koronavirusi; Basha: Biznesi dhe qytetarët përjetojnë vështirësi të dyfishta

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ripropozoi sot masat që duhet të marrë qeveria për biznesin dhe familjet në nevojë në këtë situatë emergjente nga COVID-19.

Basha shprehet se “Çdo ditë që kalon biznesi dhe qytetarët përjetojnë vështirësi të dyfishta. Gjendjes së jashtëzakonshme diktuar nga Covid 19 i shtohet dhe pamundësia e bizneseve për të mbijetuar  dhe e një shumice qytetarësh për të siguruar ushqim në pamundësi për të punuar”.

“Uroj dhe bëj thirrje që pa humbur kohë të bëhet shqyrtimi dhe miratimi i  propozimit të kryebashkiakes Ademi për përjashtimin nga detyrimet vendore për individët, familjet, personat fizikë dhe juridikë, dhe që çdo bashki tjetër të adoptojë të njëjtat masa në mbrojtje të interesave të qytetarëve. A: Të përjashtohen nga taksa e pronës dhe tarifat vendore (pastrim, gjelbërim, ndriçim publik) për një periudhë 3-mujore viti 2020,  për të gjitha kategoritë e taksapaguesve. B: Të përjashtohen nga kamatvonesat e detyrimeve  vendore dhe gjobave për të gjitha kategoritë e taksapaguesve”.

 

Fraksion.com