Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut
Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski nga selia e Presidencës në Vilën Vodno, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend për shkak të virusit Corona.
Qeveria i kërkoi kuvendit që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në nivel shteti meqënëse kryeministri Oliver Spasovski konsideron, se situata me virusin Corona është e jashtëzakonshme dhe masat e ndërmarra deri tani, edhe pse kanë dhënë rezultate, nuk janë të mjaftueshme për t’u përballur me epideminë.
” Kjo është situatë e jashtëzakonshme prandaj duhet edhe gjendje e jashtëzakoshme. Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk ka asnjë dilemë, prandaj në seancë morrëm vendim që të propozojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakosnhme në gjithë teritorrin e shtetit tonë. Tani dhe menjëherë. Masat që janë marrë deri tani dhanë rezultatet e pritura, por ato masa tani duhet të plotësohen, të ashpërsohen dhe të radikalizohen me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme që të pengojmë sa të jetë e mundur kulmimin e virusit Corona, në kohë të shkurtër”, ka thënë kryeministri Oliver Spasovski.
Ritet numri i të infektuarve
Ka mbërritur në 35 numri i personave të infektuar nga Covid 19 në Maqedoninë e Veriut. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe thotë se katër personat e fundit të diagnostikuar kanë qenë familje dhe miq me personat e djeshëm të diagnostifikuar nga Shkupi. Për momentin në Institutin e Shëndetit Publik janë duke u bërë analiza laboratorike edhe për 30 persona të tjerë ,pjesa më e madhe nga Dibra, dy nga Shkupi e një nga Kumanova. Ata janë pjesë e verifikimit parandalues e aktualisht nuk kanë simptoma.
“Të gjithë të diagnostifikuarit e rinj janë me simptoma të lehta klinike dhe gjendja e të gjithë pacientëve është e qendrueshme në klinikën për sëmundje infektive, pacientët në Dibër gjithashtu. E qendrueshme gjithashtu është gjendja edhe e pacientes, që është në reanimacion me respirim artificial dhe nuk ka shenja për përkeqësim e gjendjes së saj. Për momentin bënen analiza edhe për 30 persona njëri nga Kumanova dhe të tjerët 17 janë nga Dibra me rrethinë”, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Për momentin vendi posedon teste të mjaftushme për diagnostifkim, ka paralajmërime për donacion dhe sigurime shtesë të të këtyre mjeteve./DW
Fraksion.com