Shkon në 4 numri i viktimave nga aksidenti në Fushë Krujë
Është rënduar bilanci i viktimave nga aksidenti tragjik i ndodhur këtë mbrëmje në Fushë Krujë.
Ka ndërruar jetë edhe personi i plagosur rëndë, që u transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, në Tiranë, duke e çuar kështu në katër numrin e të vdekurve.
Policia sqaroi se një mjet tip “Audi” i ka rënë nga pas një kamioni me targa kosovare, duke u shkatërruar plotësisht.
Ndërkohë, nuk dihet ende identiteti i viktimave, por policia ndodhet në vendngjarje dhe pritet të zbardhë gjithë detajet e ngjarjes tragjike.
Fraksion.com