AktualitetKosovaTë fundit

Shkon në 20 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka thënë se të mërkurën është konfirmuar edhe për një person të prekur me koronavirusin e ri.

“Rasti i konfirmuar është rast kontakti nga fshati Bradash-Podujevë, e gjinisë femër 55 vjeç”, është thënë në njoftimin e këtij Instituti.

Në njoftim është thënë edhe se deri më tani ky Institut ka kryer 308 teste të personave që dyshohet se janë prekur nga sëmundja COVID-19.

Me rastin e fundit, në Kosovë deri më tani është raportuar për 20 persona të infektuar me koronavirus.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në gjithë botën, në total janë: 201,672 njerëz të infektuar, 8,008 të vdekur dhe 82,071 të shëruar.

Fraksion.com