Pacienti i parë i shëruar nga koronavirusi: Gati të shërbej si vullnetar 10 ditë nëse spitali ka nevojë
Kanë mbetur edhe disa orë përpara se Shqipëria të regjistrojë pacientin e parë të shëruar nga koronavirusi.
Bëhet fjalë për V.Kola, babai i pacientit zero, i cili pret analizën e dytë.
Në një intervistë ekskluzive për “Arena” në Rtv Ora nga Infektivi ai tha se pas lirimit nga spitali është gati të shërbejë si vullnetar në shërbim të pacientëve të tjerë.
Hila: Ju kanë thënë që do të shkoni në karantinë mbrapa?
V.Kola: Do të zbatoj të gjitha këshillat e mjekut dhe në rast se ka nevojë spitali, instruktimin e kam bërë dhe mund të vi 10 ditë të punoj vullnetar këtu në shërbim të njerëzve.
Fraksion.com