“Mos luani me popullin”; Rama-tregtarëve: S’keni për t’i gëzuar lekët e abuzimeve me çmimet në këtë kohë lufte
Kryeministri Edi Rama ka pasur një paralajmërim të fortë për tregtarët e shumicës për të mos rritur çmimet e mallrave. Duke iu sjellë në vëmendje ndëshkimin që është parashikuar me aktin normativ të hyrë në fuqi pak ditë më parë, Rama bën me dije se do të trajtohet njësoj si krim.
“U bëj thirrje të gjithë tregtarëve të shumicës të lexojnë aktin normativ të masave speciale të luftës dhe të mos luajnë me popullin, sepse pasojat që do të bien mbi ta do të jenë shumë të rënda, e nuk kanë për t’i gëzuar lekët e abuzimeve me çmimet në këtë kohë lufte, ku s’ka haram që do iu bëhet hallall! Kush i shtrëngon shitësit e pakicës të bëjnë fatura të rreme kryen një paligjshmëri që në këtë kohë do të konsiderohet krim dhe do të trajtohet si krim”, shkruan Rama.
Jo më larg se dje, u zhvilluar një kontroll blic në tregun e shumicës në Kashar, nga ku rezultoi se 4 administratorë kishin abuzuar me çmimet dhe faturat, e për pasojë u ndëshkuan. Akti normativ parashikon 5 milionë lekë pikave të shumicës që rrisin çmimet, 100 mijë lekë pakicës si dhe 6 vjet pezullim të subjektit përsëritës.
🔴 U BËJ THIRRJE TË GJITHË TREGTARËVE TË SHUMICËS TË LEXOJNË AKTIN NORMATIV TË MASAVE SPECIALE TË LUFTËS DHE TË MOS LUAJNË ME POPULLIN, SEPSE PASOJAT QË DO TË BIEN MBI TA DO TË JENË SHUMË TË RËNDA, E NUK KANË PËR T’I GËZUAR LEKËT E ABUZIMEVE ME ÇMIMET NË KËTË KOHË LUFTE, KU S’KA HARAM QË DO IU BËHET HALLALL!
KUSH I SHTRËNGON SHITËSIT E PAKICË TË BËJNË FATURA TË RREME KRYEN NJË PALIGJSHMËRI QË NË KËTË KOHË DO TË KONSIDEROHET KRIM DHE DO TË TRAJTOHET SI KRIM👊