AktualitetNATO/BETë fundit

Masa në gjithë botën për frenimin e koronavirusit

Bashkimi Evropian ra dakord të martën që të vendosë kufizime udhëtimi për shumicën e të huajve që hyjnë në Evropë për të paktën 30 ditë për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Vende të tjera në gjithë botën kanë vendosur kufizime në përpjekje për të ndakur virusin. Në gjithë botën, numri i të prekurve ka arritur në mbi 200 mijë dhe i të vdekurve ka arritur mbi 8, 200.

Ndërsa numri i të prekurve në Evropë ka arritur në mbi 60 mijë dhe mbi 2,700 kanë vdekur, qeveritë kanë marrë masa të njëanshme, me mbyllje të pjessshme kufiri apo kuarantinë.

“Sigurisht një nga çështjet më të mëdha sot ishin kufijtë e brendshëm dhe bllokimet mes tyre. Është absolutisht e rëndësishme që të zhbllokojmë situatën, sepse e dimë që shumë njerëz kanë mbetur të bllokuar brenda kufijve të Bashkimit Evropian dhe nuk shkojnë dot në shtëpi. Ata duhet të ndihmohen”, tha Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në një mbledhje videokonferencë që zgjati tre orë, udhëheqësit e vendeve evropiane u përpoqën të paraqisnin një front të bashkuar.

“Ne u angazhuam të koordinohemi me ambasadat tona dhe delegacionet e BE-së në vende të tjera, do të punojmë së bashku për të riatdhesuar qytetarët e BE-së kur të jetë e nevojshme dhe e mundur dhe të përdorim mekanizmat e mbrojtjes civile të Bashkimtit. Po ashtu do të mobilizohet fondi i BE-së për operacione të tilla”, tha Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Italia, Spanja dhe Franca janë aktualisht nën masa të rrepta për kufizime lëvizjeje ndërsa përballen me disa nga shifrat më të larta të rasteve në botë.

Në Paris, rrugët dhe bizneset ishin pothuajse të zbrazëta të mërkurën, dita e dytë e kufizimeve të rrepta për të frenuar virusin.

“Është gjë e mirë. Ndoshta duhet ta kishim bërë më parë. Mua m’u desh të dal për shkak të një vizite mjekësore, por mendoj se njerëzit e kanë kuptuar deri tani se sa e rëndë është gjendja dhe autoritetet po zbatojnë masat e duhura”, tha Catherine Calledo, një banore e Parisit.

Pas shtyrjes me një vit të Kampionatit Evropian të futbollit nga UEFA, sot u anulua edhe Festivali Evropian I Këngësqë ishte planifikuar të mbahej në maj në Hollandë. (Eurovision song contest).

Malajzia që ka më shumë se 500 raste të konfirmuara , ndërmori kufizime të reja dhe do të jetë pjesërisht e izoluar për dy javë.

Kryeministri australian, Scott Morrison deklaroi një “emergjencë njerëzore të bios-sigurisë”, duke i hapur rrugën qeverisë, të vendosë ndalim-qarkullimi dhe karantinë.

Edhe vende të tjera kanë marrë hapa për të ndalur grumbullimet.

Në Kinë, ditët e fundit gjendja është përmirësuar në mënyrë të qëndrueshme dhe të mërkurën qyteti Wuhan, epiqendra e sëmundjes njoftoi për një rast të vetëm.

 

Fraksion.com