Koronavirusi; “Basha i kërkon Ramës live detyrën e kryeministrit”
E pandodhur më parë në një studio televizive. Kryeministri Edi Rama ishte në një lidhje në skype në Open në Top Channel ku foli për masat e marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Gjatë emisionit u duk se Kreu i PD Lulzim Basha i kishte dërguar një sms gazetres Eni Vasili.
Eni Vasili: Zoti Rama, sapo më shkruan zoti Basha, pyeteni zotin Rama a është i gatshëm ta lerë qeverinë dhe ta marr unë drejtimin.
Eni Vasili: Si thoni zoti Rama? A jeni gati?
Kryeministri Rama i shokuar njëkohësisht dhe mosbesues, duke mbuluar fytyrën me duar:
Edi Rama: Ja dëgjoje urdhëro, urdhëro. Po je e sigurtë që është ai personalisht?
Eni Vasili: Po bazuar në komunikimet e mëparshme, ai është…madje mund të bëj lidhjen të komunikoni
Edi Rama: Nuk duhet t’ja vëmë re se mesa duket është në gjumë dhe e shtyp tastierën duke parë ëndërra. Si mund ta bëjë këtë pyetje
Edi Rama: Unë them që dikush i ka marrë telefonin se s’ka mundësi. Është e pamundur. Ai është në autobus.
Pas disa çastesh gazetrja Vasili ju kthye sërish sms të z Basha
Eni Vasili: Një sekondë, më duhet ta them edhe këtë. Basha më shkruan: “Eni Sapo më informuan, nuk kam çuar asnjë mesazh dhe emisionin nuk e ndiqja. Herë tjetër kontrollo zyrat e propagandës se është bërë shkelje.
Eni Vasili: Edhe njëherë nuk e di se si ka ardhur ajo SMS.
Fraksion.com