AktualitetTë fundit

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim: SHBA, në krah të Shqipërisë në luftë kundër COVID-19

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim tha sot se SHBA qëndron në krah të Shqipërisë në luftë kundër COVID-19.

Ambasadorja Kim shprehu falënderime për të gjithë ata që janë në vijën e parë të luftës kundër COVID19.

Ambasadorja e SHBA-së Kim, në një videomesazh shprehet se: “Ndërsa bashkohemi me forcat tona për të luftuar koronavirusin, do të doja t’u merrja disa çaste për të falenderuar në emër të të gjithë Ambasadës së SHBA-së të gjithë doktorët, infermierët, policët, vullnetarët, sanitarët, të gjithë ata që kanë bërë përpara për t’u siguruar që të gjithë ne të jemi të sigurt dhe që shërbimet jetësore të vazhdojnë”.

“Faleminderit për sakrificën tuaj. Ju mishëroni çdo gjeq ë e gjithë bota adhuron tek Shqipëri dhe populli shqiptar, kurajo, besnikërin, dhe këmbënguljen pavarësisht rrethanave. Falë sakrificës ne do ia dalim së bashku! Faleminderit shumë nga zemra”, tha ajo, ndërsa theksoi së SHBA qëndron në krah të Shqipërisë.

Fraksion.com