AktualitetBota+Të fundit

Pelegrinazhi masiv në xhaminë e Malajzisë u bë qendër e koronavirusit

Besimtarët flinin në tentat jashtë xhamisë me kupolë të artë, duke u zgjuar para agimit për t’u rreshtuar në dyshemetë e saj që të falnin namazin e mëngjesit.

Mitingjet myslimane, të mbajtur në fund të muajit të kaluar në një kompleks xhamie në periferi të kryeqytetit të Malajzisë Kuala Lumpur është shfaqur si një burim i qindra infeksioneve të reja me koronavirus që përfshijnë Azinë Juglindore, shkruan Reuters, transmeton lajmi.net.

Një burrë Malajzian 34-vjeçar që ndoqi këtë ngjarje vdiq të martën, tha Ministri i Shëndetësisë në Malajzi Adham Baba, vdekja e parë që lidhej me ngjarjen 27 shkurt – 1 mars në kompleksin e xhamive Sri Petaling.

Në të morën pjesë 16,000 njerëz, përfshirë 1.500 të huaj.

Nga 673 rastet e konfirmuara të koronavirusit në Malajzi, gati dy të tretat janë të lidhura me takimin katër-ditor të pelegrinazhit, tha Adham. Nuk është e qartë se kush e solli virusin atje i pari.

Reuters foli me gjashtë të pranishmit dhe rishikoi fotografitë dhe postimet në rrjetet sociale, dhe llogaritë e  provat treguan disa mënyra në të cilat koronavirusi mund të jetë përhapur.

Agjencia e lajmeve ka thënë se një ndër veprimet kryesore që çuan në rritjen e numrit të koronavirusit nga tubimi i pelegrinëve ishin dorështrëngimi dhe ndarja e pjatave të njëjta.

Malajzia planifikon të mbyllë kufijtë, të kufizojë lëvizjen e brendshme dhe t’i mbyllë shkollat, universitetet dhe shumicën e bizneseve, pasi kërkon të kontrollojë përhapjen e koronavirusit. Të gjitha xhamitë do të mbyllen për dy javë.

 

Fraksion.com