Pako ushqimore nga Rezervat e Shtetit, Xhaçka: Do të ndihmohet çdo familje në nevojë
Pensionistët kryefamiljarë dhe familjet në nevojë do të kenë shumë shpejt ndihmat e para për të përballuar situatën e krijuar nga rreziku i virusit COVID-19.
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ishte te Rezervat e Shtetit ku pa nga afër punën që po bëhet për përgatitjen e pakove që do t’u shpërndahen kësaj shtrese sociale.
E shoqëruar nga drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Haki Çako dhe komandanti i Komandës Mbështetëse gjeneral brigade Ndriçim Sallaku, ministrja Xhaçka u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë durim duke i siguruar ata se do kenë mbështetjen maksimale të struktutave shtetërore.
“Dua t’u them të gjithëve se jemi të gjithe bashkë në këtë luftë! I mirëkuptojmë maksimalisht hallet, stresin, pasigurinë për gjërat bazike, por ju lutemi të gjitheve te kene besim dhe te bejne durim! Qe ne momentin e pare te pershkallezimit te masave Jemi angazhuar bashke me rezervat e shtetit, emergjencat civile, bashkite dhe po pergatisim mbeshtetjen e atyre qe jane me ne nevoje.
Fokusi ynë janë pensionistët kryefamiljarë dhe familjet më të varfëra. Do t’u shërbejmë me përkushtim maksimal dhe me gjithçka kemi mundësi. Ju lutem të gjithëve të na mirëkuptojnë sepse na duhet pak kohë. Edhe vende më të zhvilluara po përballen me vështirësi të paimagjinueshme!”,- shprehet Xhaçka.
“Ju lutem durim dhe vetem durim, kjo eshte lufte ne kuptimin me te vertete te fjales dhe prandaj te gjithe duhet te kufizojme cdo gje qe mundemi. Mirenjohje per mirekuptimin mbare popullor dhe kontributin fantastik te secilit! Sa me shume te vetekufizohemi sot aq me pak plage e humbje jete do kemi ne kete lufte.”- u shpreh ministrja Xhaçka.
“Pakot që po përgatiten te Rezervat e Shtetit dhe që do t’u shpërndahen pensionistëve kryefamiljarë dhe familjeve në nevojë përmbajnë kryesisht produkte ushqimore bazë dhe detergjentë.
Shpërndarja e këtyre pakove do të bëhet nga Komanda Mbështetëse në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe pushtetin lokal.