AktualitetBota+Të fundit

Koronavirusi; Të moshuarve do t’u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi për 12 javë

Njerëzit e moshuar kanë më shumë të ngjarë të sëmuren rëndë nëse infektohen me koronavirus, thotë Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar.

Në përgjithësi, thuhet se, kushdo që është mbi moshën 65 vjeç konsiderohet një “person i moshuar”.

Këshilla e fundit e qeverisë britanike është që të gjithë në Mbretërinë e Bashkuar duhet të pezullojnë të gjitha “kontaktet jo urgjente me të tjerët”.

Qeveria ka thënë grupeve veçanërisht të rrezikuaa nga Covid-19 – siç janë ato mbi moshën 70 vjeç – do t’u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi për 12 javë.

Nëse po vizitoni një të afërm të moshuar për një arsye urgjente, duhet të “mbani pak më shumë distancë, mundësisht të paktën të paktën 1 metër larg, pa puthje dhe përqafime”.

 

Fraksion.com