Koronavirusi: OBSH vlerëson masat e marra në Shqipëri; Vendimi për t’u testuar bazohet…
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpërndarë një mesazh inkurajues për mjekët dhe qytetarët shqiptarë.
OBSH shkruan se masat e qeverisë janë mjeti më efikas ndaj luftës me koronavirusin, ndaj duhen respektuar.
Institucioni në fjalë i përgjigjet edhe akuzave të PD, se nuk po kryhen testimet. Në deklaratë thuhet se vendimi për t’u testuar për COVID-19 duhet të bazohet në faktorë klinikë.
Kryeministri Rama e postoi mesazhin e OBSH në llogarinë e tij në facebook:
🔴 JA EDHE OBSH-ja NJË MINUTË MË PARË, QË TA DINI KUR TË DËGJONI TOGFJALËSHIN OBSH NGA ATA QË KANË VITE TË TËRA PA PUNË DHE TREGOJNË NGA EKRANET E NGA PORTALET SE SI BËHET PUNA

Fraksion.com