AktualitetBota+Të fundit

Koronavirusi, miliona njerëzve u kërkohet të rrijnë në shtëpi

Urdhrat e qeverive të ndryshme në gjithë botën po transformojnë jetën e dhjetra miliona vetëve në gjithë botën, ndërsa autoritetet përpiqen të bëjnë përparim në kontrollin e përhapjes së koronavirusit.

Të hënën, numri i rasteve me COVID-19 në gjithë botën, e tejkaloi atë të rasteve brenda Kinës.

Spanja, vendi i katërt me më shumë raste pas Kinës, Italisë dhe Iranit, ka vendosur një izolim pothuajse të plotë, ndërsa gjatë natës numri i të prekurve u rrit me 20 për qind, duke shkuar në mbi 9 mijë.

Në Itali, ka mbi 2,100 të vdekur dhe afro 28 mijë të prekur.

Koreja e Jugut po zbaton kontrolle më të ashpra ndaj njerëzve që hyjnë në vend për të parandaluar rastet nga jashtë, ndërsa brenda vendit virusi është zbutur në masë të konsiderueshme.

Kina po ndjek të njëjtën praktikë. Vendi njoftoi për 21 raste të reja, të gjitha përveç njërit, të lidhura me dikë që kishte ardhur nga jashtë.

Kombet e Bashkuara thonë se mbi 500 milionë nxënës dhe studentë nuk po shkojnë në shkollë për shkak të koronavirusit.

 

Fraksion.com