AktualitetKosovaTë fundit

COVID-19 në Kosovë: Shkon në 17 numri i të prekurve; Priten furnizime shtesë nga OBSH-ja

Ka shkuar në 17 numri i personave të infektuar me Covid-19 në Kosovë, ka thënë ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.

Gjatë një konference për media, Vitia tha se 10 persona të prekur me koronavirusin e ri po trajtohen në siptal, kurse të tjerët po vazhdojnë vetkarantimin në kushte shtëpie.

Vetëm dy nga 10 pacientët e shtrirë në Klinikën Infektive, kanë një gjendje pak më të rëndë, por të qëndrueshme, tha Vitia. Kurse të tjerët, sipas tij, kanë gjendje stabile shëndetësore.

Vitia ka thënë se nga 275 mostra, 17 persona kanë dalë pozitive me virusin Covid-19.

Ai ka thënë se informatat janë se gjendja e të prekurve është stabile në përjashtim të njërit prej pacientëve i cili herë pas here ka nevojë për oksigjen, pacientët tjerë po marrin trajtim mbështetës.

Ministri ka bërë të ditur se tash më kanë nisur të vinë edhe ndihmat e parë me paisje medicinale dhe siç tha ai, janë bërë edhe porositë e para për medikamente.

“Dje ka përfunduar procedura për kontraktimin e mjeteve mbrojtëse mjekësore për personelin shëndetësor si maska respiratorë, veshje mbrojtëse për trup, mburoja për fytyrë, çarçafë dhe shërbime tjera mbështetëse për polici doganë, nga 400.000 euro të ndara më herët nga Qeveria”.

“Qeveria ka alokuar gjithashtu 6.2 milionë euro për shfrytëzim të menjëhershëm, prej shumës prej 10 milionë euro për zbatimin e aktiviteteve të përfshira në Planin e Veprimit kundër COVID-19”,u shpreh ministri.

Ministri u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos dalin nga shtëpitë, të zbatojnë rekomandimet dhe të mos stigmatizojnë të prekurit nga virusi.

Furnizime shtesë nga OBSH-ja;  Në Kosovë pritet të mbërrijnë furnizime mjekësore nga OBSH-ja

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se javën e ardhshme në Kosovë do të vijë edhe një kontigjent i mjeteve mbrojtëse dhe paijsjeve mjekësore nga Organizata Botërore e Shëndetesisë.

Po ashtu, OBSH-ja sipas tij, ka ndarë një shumë prej shtatë milion eurove për përforcimin e furnizimeve shëndetësore.

“OBSH-ja ka ofruar mbeshtetje financiare për aktivitetet në masat kundër Covid19, në vlerë prej 7. 9 milion euro”, tha ai.

Ministri i Shëndetesisë ka berë të ditur se Klinika Infektive është shënderuar në klinik vetëm për të prekurit nga corona virusi.

Ai ka thënë se edhe klinikat e tjera do të shfrytëzohen për të prekurit nga kjo sëmundje.

“Deri tash mund të thuhet se kemi siguruar diku 500 shtretër për të prekurit e mundshëm”, tha Vitia.

 

Fraksion.com