Turqia mbyll kafenetë, kinematë dhe palestrat sportive
Turqia do të mbyllë përkohësisht kafenetë, palestrat sportive dhe argëtuese dhe do të pezullojë lutjet masive në xhami në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Turqia ka konfirmuar 18 raste me koronavisurin e ri, thanë autoritetet.
Ankaraja gjithashtu zgjati një ndalim fluturimi për gjashtë vende të tjera, përfshirë Britaninë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vendeve në 20, tha ministri i shëndetësisë.
Autoritetet nuk njoftuan sa do të zgjasë kjo masë.
Të mërkurën e kaluar, Turqia u bë ekonomia e fundit e madhe, që raportoi një shpërthim të koronavirusit.
Që atëherë, qeveria ka marrë masa për të ndaluar përhapjen e virusit përmes mbylljes së shkollave dhe universiteteve, mbajtjen e ngjarjeve sportive pa spektatorë dhe ndalimin e fluturimeve në shumë vende.
Sipas Universitetit amerikan Johns Hopkins, më shumë se 87,000 njerëz janë infektuar jashtë Kinës, ku autoritetet shëndetësore thonë se ka 80.860 raste.
Vdekjet globale gjithashtu kanë tejkaluar numrin e vdekjeve në Kinë, për herë të parë, pasi numri i përgjithshëm arriti në 6,513.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se Evropa tani është epiqendra e virusit.
Koronavirusi Sars-Cov-2 u paraqit për herë të parë në Kinë, në dhjetor të vitit të kaluar.
Fraksion.com