Serbi: 7 raste të reja me koronavirus; Shkon në 55 numri i të infektuarve
7 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar këtë të hënë, duke e çuar në 55 numrin e personave të infektuar.
Ministria e Shëndetësisë e Serbisë ka konfirmuar se deri mëngjesin e sotëm janë testuar 18 persona, 7 prej të cilëve kanë dalë pozitiv për koronavirus.
Ndërkohë presidenti Aleksandër Vuçiç ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme duke thënë se hapi ishte i domosdoshëm për të mbajtur funksionimin normal të vendit gjatë epidemisë.
Fraksion.com