AktualitetBota+Të fundit

Nëna e dy fëmijëve bëhet personi i parë që injektohet me vaksinën eksperimentale të koronavirusit në SHBA

Studiuesit amerikanë kanë bërë sot injeksionin e parë njerëzor të vaksinës eksperimentale të koronavirus teksa e gjithë bota po kërkon mbrojtje me përhapjen e pandemisë.

Me injeksionin e kujdesshëm në krahun e vullnetares në institutin kërkimor Kaiser Permanente në Uashingto, ka nisur e shumëpritura faza e parë e testimeve për vaksinë e mundshme për COVID-19.

Injkesioni u krijua në kohë rekord pas shpërthiit të virusit në Kinë dhe përhapjes në të gjithë globin.

“Tashmë ne jemi grupi i koronavirusit”, thotë shefja e studimit në Kaiser Permanente Dr. Lisa Jackson. Ndërsa vllnetarja e testimit Jennifer Haller thotë: “ Të gjithë duan të bëjnë diçka për këtë emergjencë. Kjo është një mundësi e mrekullueshme për mua për të bërë diçka”.

Edhe nëse testimi shkon mirë vaksina nuk do të jetë e gatshme për ërdorim të përgjithshëm për disa muaj, tha Dr. Anthony Fauci i institutit të shëndetit të SHBA.

Vaksina kandidate e quajtur mRNA-1273, është krijuar nga një grup me bazë në Massachusetts, Moderna Inc. Ata thonë se pjesmarrësit nuk mudn të infektohet sepse injeksioni nuk përmban vetë koronavirusin.

Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com