AktualitetPolitikëTë fundit

Koronavirusi; Tabaku: Buxheti në funksion të krizës dhe mjekëve

Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku tha sot se Shqipëria ka nevojë për frymëmarrje me ekonomi, përsa i përket masave për t’ju përgjigjur krizës së koronavirusit.

Tabaku tha se “çdo qeveri, ka  miratuar paketa në mbeshtetje të ekonomisë dhe krizës që koronavirus ka sjellë per biznesin. Ato, variojnë që nga ndihma direkte me fonde deri tek pezullimi i taksave. PD dhe aleatet kanë qenë konstruktivë duke propozuar masa konkrete që të ndihmojnë ekonominë. Ekonomia jonë trashëgon një krizë të thellë në këto 7 vite si pasojë e politikave të gabuara fiskale dhe strukturore ekonomike. Konsumi në kushte normale ka qenë i ulët dhe është tejet e pritshme që situata e krijuar këto ditët e fundit dhe në javët në vijim do të prekë edhe më shumë këtë krizë tëthellë që do trashëgohet.”

“Në një situatë të tillë, një qeveri e shëndoshë mendërisht mendon përtej ditës së sotme. Por kokëfortësia aktuale prodhon një dyfishim të krizës, pasi qeveria ende nuk ka ndërmarrë një vendim për të pezulluar pagesat e koncesioneve siç u propozua nga PD. Paratë e PPP-ve mund të përdoren fare mirë në rritjen e kapaciteteve për të testuar sa më shumëqytetarë dhe për të qenë më të pranishëm në këtë kohë krize. Sot buxheti i shtetit duhet të jetë në funksion të krizës dhe mjekëve. Sikundër duhet ndihma për 100 000 biznesetë vogla, duhet një ndihmë për bizneset e mesme që kanëmbyllur aktivitetin por që do të kenë më pak para në xhepin e tyre. Duhet një rrugëzgjidhje për 350 000 profesioniste te lire e per punonjësit që do të marrin më pak parà si rrogë në fund të muajit. Ekonomia do çliruar dhe konsumi do ndihmuar! Shqipëria duhet qeverisur qoftë krizë, pandemi apo situatë emergjence”, tha ajo.

Tabaku shton se “njësoj si opozita dhe propozimet e saj mendon edhe FMN, e cila me një deklaratë të pak ditëve më parë i shprehu këto shqetësime që kaluan në heshtje”.

“FMN në deklartën e saj nënvizonte se buxheti i shtetit nuk ka hapësirë për t’iu përshtatur krizave për shkak të keqmanaxhimit, borxhit të lartë dhe faktit se ajo ka angazhuar miliona euro në kontrata koncesionare me risk të lartë për buxhetin. Prandaj, sipas FMN, është e nevojshme që të manaxhohen fondet e tërmetit me transparencë dhe në ndihmë të atyre në nevojë. Në të njëjtën linjë me PD edhe FMN ka sugjeruar se është e nevojshme të ndryshohet buxheti i shtetit për t’u mbështetur ata që më shumë kanë nevojë për të përballuar këtë situatë krize dhe pandemie”, shprehet ajo.

“Shqipëria sot është në krizë të thellë e cila fatkeqësisht do të thellohet edhe më shumë pas kësaj pandemie. Mungesa e vizionit, rritja e korrupsioni shoqëruar me një paaftësi dhe symbylltësi kanë prodhuar një situatë të pakëndshme ekonomike! Herët apo vonë shqiptarët do të përballen me një tjetër pandemi nëse qeveria nuk ndërmerr hapat e propozuara për të shpëtuar ekonominë e gjithsecilit prej nesh. Sot Shqipëria ka nevojë per masa emergjente!”, tha ajo.

 

Fraksion.com