AktualitetBota+Të fundit

Koronavirusi: Mbi 181 mijë të prekur, 78 mijë të shëruar, 7 mijë të vdekur

Situacioni i minutës së fundit në të gjithë botën sipas shifrave që publikon Organizata Botërore e Shëndetësisë është me rritje galopante të numrit të të prekurve dhe jetëve të humbura.

Vetëm sot numërohen 12126 raste të reja dhe 626 të vdekur.

Ka arritur në 181686 numri i të infektuarve dhe 7131 i të vdekurve. Në gjendje kritike janë 6162 njerëz.

Raportohet se janë shëruar gjithsej 78339 vetë.

Nën mbikëqyrje mjekësore pa rrezik jete janë 90054 vetë.

Gjatë ditës së sotme Kina shënoi 36 raste të reja dhe 14 të vdekur.  Vërehet rritje të prekurish në Kinë ku ditët e fundit kishte më pak se 20 raste ditore.

Në SHBA sot u regjistruan 691 të prekur dhe 7 të vdekur. Në Kanada 65 raste dhe 5 të vdekur.

Në Korenë e Jugut 74 raste të reja, jo viktima. Në Iran, 1053 të prekur dhe 129 të vdekur.

Në Itali 3233 të prekur sot dhe 349 të vdekur. Në Gjermani 1428 të prekur dhe 2 të vdekur. Në Francë 1210 të prekur e 21 të vdekur. Në Spanjë 1694 të prekur dhe 48 të vdekur. Siç shihet vendet fqinje me Italinë po ndjekin fatkeqësisht trendin e saj.

Ndër fqinjët tanë në Kosovë numërohen 15 raste, pa viktima. Mali i Zi nuk regjistron asnjë të prekur. Në Greqi ka shkuar në 351 numri i të prekurve pas 21 rasteve të reja sot. Mbeten 4 të vdekur.

Në Maqedoni janë 23 të prekur.

 

Fraksion.com