AktualitetRajoniTë fundit

Koronavirusi; Itali, viktimat: 5.8% e numrit të përgjithshëm të të infektuarve; Rreth 70 % e të prekurve janë burra

Autoritetet e Mbrojtjes Civile italiane, thonë se  numri i vdekjeve, në numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga koronavirusi, aktualisht është i barabartë me 5.8% të totalit të rasteve.

Mosha mesatare e viktimave nga koronavirusi

Raporti, i publikuar në faqen e internetit të ‘Epicentro’, tregon se mosha mesatare e pacientëve që kanë vdekur nga koronavirusi në Itali është 80 vjeç, rreth 15 vjet më e lartë se mesatarja e moshës e personave të identifikuar të infektuar.

Në numrin e përgjithshëm të rasteve të testuar pozitiv nga Covid-19, vetëm 28.4% janë gra. (mosha mesatare për gratë është 84.2 vjeç, ndërsa tek burrat 80.3). Një tjetër fakt i raportuar është se vdekshmëria rritet ndjeshëm pas moshës 70 vjeç.

Graziano Onder, drejtor i Departamentit të sëmundjeve kardiovaskulare, dismetabolike dhe të plakjes në Poliklinikën Gemelli, thotë se faktorë të rrezikut të shtuar janë sëmundjet patologjike të mbartura.

Nuk është rastësi që numri mesatar i patologjive të vërejtura te të vdeklurti në Itali nga infeksioni i koronavirusit është 2.7

 

Fraksion.com