Injektohet pacienti i parë me vaksinën kundër koronavirusit
Moderna, kompani bioteknologjike amerikaneve e fazave klinike të terapive dhe vaksinave, njoftoi sot që pjesëmarrësi i parë është dozuar me vaksinën e kompanisë (mRNA-1273) kundër koronavirusit të ri.
Ky studim i fazes së parë është duke u realizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë (NIH) nën aplikimin e Barnave të Reja Investigative (IND), shkruan firma në uebfaqen zyrtare, transmeton lajmi.net.
mRNA-1273 është një vaksinë kundër koronavirusit, e cila po shihet si formë e stabilizimit të proteinës Spike (S), që po konsiderohet si proteina që lejon CO-VID19 të hyjë në trup.
Studimi i Fazës 1 është duke vlerësuar sigurinë dhe imunogjenitetin e tri niveleve të dozave të vaksinës (25, 100, 250 μg), i administruar në një program vaksinimi me dy doza, me një distancë prej 28 ditës ndërmjet dy vaksinimeve.
Gjithsej 45 të rritur, pa ndonjë komplikim shëndetësor përveç koronavirusit, do të regjistrohen në studim. Pjesëmarrësit do të përcjellin 12 muaj pas vaksinimit të dytë. Qëllimi kryesor është të vlerësohet siguria dhe reagimi i vaksinimit me dy doza.
“Ky studim është hapi i parë në zhvillimin klinik të një vaksine mRNA kundër SARS-CoV-2, dhe ne presim që ajo të sigurojë informacione të rëndësishme në lidhje me sigurinë dhe imunogjenitetin. Jemi duke u përgatitur për një studim të mundshëm të Fazës 2 nën IND-in tonë, “tha Tal Zaks, Ph.D., Zyrtari Kryesor i Mjekësisë në Moderna.
Më 13 Janar 2020, ekipi i studimit të sëmundjeve infektive të VRC dhe Moderna përfundoi sekuencën për vaksinën SARS-CoV-2 dhe Moderna u mobilizua drejt prodhimit klinik.
Fraksion.com