AktualitetPolitikëTë fundit

Yuri Kim: SHBA-të janë krenare që janë miq, aleatë, partnerë me Shqipërinë

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim përmes një postimi në rrjetet sociale ka kujtuar 15 marsin e vitit 1991, përvjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

” SHBA-të janë krenare që janë miq, aleatë, partnerë me Shqipërinë. Gëzuar përvjetorin!”, shkruan ambasadorja Kim.

Statusi i plotë

Pas 52 vitesh të ndarë, më 15 mars 1991, SHBA dhe #Shqipëria rivendosën marrëdhëniet diplomatike. SHBA-të janë krenare që janë miq, aleatë, partnerë me Shqipërinë. Gëzuar përvjetorin!

 

Fraksion.com