Spanja “mbyllet” për dy javë; Koreja e Jugut shpall “zonat e katastrofës”
Koreja e Jugut ka përcaktuar disa provinca në juglindje të vendit, të cilat janë goditur rëndë nga COVID-19 si “zona të veçanta katastrofash”, gjë që i hap rrugë mbështetjes financiare të tyre dhe marrjes së masave për lehtësimin e situatës.
Emërtimi zakonisht rezervohet për zonat e prekura nga tajfunët, përmbytjet dhe katastrofat e tjera. Koreja e Jugut ka regjistruar 8.162 raste me koronavirus.
Në Australi, autoritetet njoftuan se të gjithë vizitorët e huaj do të izolohen për 14 ditë dhe se asnjë anije turistike që vjen nga jashtë nuk do të lejohet të ankorohet. Kryeministri Scott Morrison tha të dielën se masat kanë për qëllim ndalimin e përhapjes së COVID-19 në vend.
Spanja njoftoi të shtunën kufizime të ashpra të lëvizjes së popullësisë prej 46 milionë banorësh në një përpjekje për të parandaluar përhapjen e gjerë të koronavirusit. Autoritetet në Madrid thanë se do të marrin masa të ngjashme me Italinë gjatë izolimit për dy javë të vendit vendit. Kryeministri Spanjoll Pedro Sanchez banorët do të lejoheshin të dilnin nga shtëpitë vetëm për të blerë ushqime dhe ilaçe, për të shkuar në punë, për të siguruar kujdes shërndetësor ose për të ndihmuar fëmijët apo të moshuarit.
Spanja ka më shumë se 6.300 raste të konfirmuara COVID-19 duke përsuar një rritje me më shumë se 1.500 në 24 orët e fundit. Numri i të vdekurve është rritur në 196. Spanja renditet në vendin e pestë në botë për nga numri i rasteve të konfirmuara pas Kinës, Italisë, Iranit dhe Koresë së Jugut.
Franca gjithashtu ka njoftuar kufizime të reja për të përmirësuar gjendjen në vend. Zyrtarët kanë mbyllur tashmë pika të rëndesishme turistike si kullën Eifel dhe muzeun e Luvrit, por duke filluar nga sot (e dielë) do të mbyllen gjithashtu edhe vendeve të tjera ku mblidhen njerëz si restorante, kinema apo dyqane me pakicë që sheshin produkte jo-thelbësore. Megjithatë të dielën Franca ka vazhduar me planet për mbatjen e zgjedhjet lokale. Në këtë vend janë regjistruar rreth 4,400 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 91 të vdekur.
Fraksion.com