AktualitetRajoniTë fundit

“Rrofshin mjekët”; Qytetarët grekë: Duartrokitjet të dëgjohen në çdo spital ku luftohet me Koronavirusin

Mijëra qytetarë grekë treguan mirënjohjen e tyre për personelin shëndetësor në vijën e frontit kundër  koronavirusit duke duartrokitur nga ballkonet e tyre të dielën në 9 pasdite.

“Ne duartrokasim për pesë minuta njerëzit që janë duke luftuar për ne, Personeli shëndetësor. Ne duam që duartrokitjet tona të dëgjohen në çdo spital në mënyrë që ata të marrin guxim për ditët në vazhdim, “thotë një mesazh që po përhapet në Facebook, Twitter dhe platformat e tjera të mediave sociale.

Grekët u thirrën të ndjekin shembullin e Spanjës, ku familjet dolën në ballkone, të tjerët nga dritaret për të brohoritur dhe duartrokitur midis thirrjeve “Viva los medicos” – Rrofshin mjekët!

Akti spontan i mirënjohjes erdhi në orën 10 p.m. të shtunën, vetëm disa minuta pasi Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez i mbajti  kombit  një fjalë televizive duke i njoftuar ata se të gjithë do të kufizoheshin në shtëpitë e tyre, përveçse të bënin lëvizje të shkurtra për të blerë furnizime.

 

Fraksion.com