AktualitetPolitikëTë fundit

Politika në karantinë; Meta nuk hyri sot në Parlament

Situata në cilën është futur Shqipëria pas mbërritjes të koronavirus  në vendin tonë e ka futur edhe politikën në karantinë.  Aksioni politik i nisur nga presidenti ilir meta në 2 mars përmes pranverës kuq e zi me ultimatumin se më 15 mars do të hynte në parlament  nëse do të votonin përsëri ligjin për gjyqtarët dhe prokurorë, ia kanë zënë vendin fotove sensibilizuese dhe mbështetëse për mjekët.
Ndërkohë që komisionet parlamentare dhe vetë parlamenti kanë ndërprerë punimet deputetët

Klodiana Spahiu, Edlira Bode, Arben Kamami, Ilir Pendavinji dhe Florenc Spaho kanë shprehur gatishmërinë e tyre të kontribuojnë pas thirrjes nga ministria e shëndetësisë.

Në një kohë kur kryeministri Edi Rama përmes video mesazheve ditore anoncon masat e qeverisë opozita ka qenë aktive duke bërë denoncime dhe propozime konkrete  në adrese të qeverisë përmes komunikatave për shtyp. Dalja e fundit nga selia blu e kryedemokratit Basha ishte të mërkurën gjatë një konference për  shtyp.

Paraditen e kësaj të diele përmes një mesazhi në facebook zoti Basha thotë se Transparenca është e rëndësishme dhe thelbësore për t’u përballur me këtë gjendje të pazakontë. Kreu PD Basha ka kërkuar nga qeveria të ndërmarrë disa veprime të reja konkrete.

“Është urgjente dhe e rëndësishme blerja e menjëhershme e një sasie të mjaftueshme tamponësh me të cilët kryhen testet që saktësojnë nëse je apo jo bartës i COVID 19. Çdo vonesë në sigurimin e një numri më të madh tamponësh testimi do të na kushtojë shumë. Veç kësaj duhen krijuar ambjente të posaçme trajtimi për personat e prekur me COVID 19 edhe në qytete të tjera të vendit ku numri i të prekurve sa vjen e rritet. Të prekurit nga virusi nuk kanë pse të përplasen të gjithë në Tiranë kur mund tu krijohet mundësia të trajtohen në ambjente të ngritura në qendrat e  qarqeve.

Në këtë situatë, qeveria duhet të marrë masa urgjente të ndihmojë me ushqime dhe detergjent familjet e varfra dhe ato në nevojë ekonomike. Çdo ditë që kalon e bën të vështirë dhe të pamundur që një pjesë e konsiderueshme e bashkëqytetarëve të përballojnë mbijetesën” thotë kreu PD./tch

 

Fraksion.com